Jorginho me mesazh të veçantë pasi nuk fitoi “Topin e Artë” (VIDEO)

Jorginho ka reaguar në “Instagram” nëpërmjet një video-mesazhi me gjuhën e shenjave për të falënderuar të gjithë për mbështetjen pas vitit fantastik, përkundër që nuk arriti ta fitojë “Topin e Artë”.

Lionel Messi e fitoi “Topin e Artë” për herën e shtatë në karrierë, duke e lënë pas vetes Robert Lewandowskin dhe Jorginhon.

Jorginho, i cili këtë vit e fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Kampionatin Evropian me Përfaqësuesen e Italisë. Ai ka thënë se viti i tij ishte i mahnitshëm edhe pse nuk u shpall më i miri për “Topin e Artë”.

“Emri im është Jorginho. Kam pasur një vit të mrekullueshëm. Faleminderit, faleminderit, faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj! Kam marrë shumë mesazhe. Mesazhi im për ju është: Nëse keni një ëndërr, atëherë: jeni pozitiv, mos u dorëzoni kurrë dhe besoni në vete”, ka thënë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jorginho Frello (@jorginhofrello)


Shtuar 1.12.2021 16:13