Mashtroi qytetarin dhe i kërkoi 7 mijë euro, Apeli lë në burg agjentin e “Fast” në Elbasan

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për agjentin e policisë “Fast Albania” Sokol Fana, që i kërkoi 7 mijë euro Klodjan Hajdërllit në këmbim të mos arrestimit për llogari të drejtësisë italiane.

Polici, Sokol Fana, akuzohet për “Mashtrim” dhe “Shpërdërim detyre”.

Kujtojmë se, Gjykata e Shkallës se Parë Elbasan kishte vendosur si masë sigurie “arrest me burg” për policin./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 16:08