Tomas Tuhel, ka surprizuar me listën e Anglisë. Sot janë zyrtarizuar 26 emrat ku anglezët do të besojnë për rikthimin e trofeut pas 60 viteve pritje.
Befasi e madhe nuk është vetëm mungesa e Kol Palmer. Ylli i Realit, Aleksandër Arnold, është lënë po ashtu jashtë nga Tuhel.
Të lidhura
None found
Mungesa të tjera me peshë janë edhe ato të Foden, Meguajër, Holl, Uarton, Shou, Tomori dhe Gibs-Uajt. Tuhel duhet të përballet tani me reagimet e shumta të tifozëve anglezë.
Deri tani vetëm Meguajër ka reaguar. Ky i fundit e tregoi zhgënjimin që dje, ndërsa për të mund të ishte Botërori i fundit.
