Javier Zanetti për Lautaron: Trashëgimia e Interit

Në Festivalin Sportiv Trento, të organizuar nga “Gazzetta”, Javier Zanetti foli dhe për Lautaro Martinez, sulmuesin e Interit dhe të Argjentinës.

“Kisha kohë që e ndiqja, e shikoja dhe e studioja mirë. Mendova se ishte një profil i mirë pas 5 viteve, por në fakt ai më befasoi aq shumë, sa kontaktova drejtuesit e tjerë të klubit tonë dhe i thashë se duhej ta sillnim në Milano.

Ai po ecën shumë mirë, është një pikë referimi për Interin dhe për kombëtaren, shumë i rëndësishëm për ne dhe për kombëtaren.

Ai po bën atë që duhet të bëjë një futbollist i madh. Lautaro është trashëgimia e Interit”, është shprehur Zanetti./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 24.09.2022 17:25