Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Ksamil, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil. Ai është dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Të lidhura
None found
Bluzat e bardha bëjnë me dije se i riu ka pësuar dëmtime në kokë dhe në këmbë. Pas ndihmës së parë, 28-vjeçari është shtruar në pavijonin e kirurgjisë, ku po merr trajtim të specializuar.
