Me përfundimin e fjalimeve pranë Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, duke nisur marshimin.
Gjatë lëvizjes së tyre dëgjohen thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Të lidhura
None found
Protesta zhvillohet pas më shumë se katër muajsh qëndresë të pandërprerë. Organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Tubimi është pjesë e protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë, ndërsa organizatorët shprehen se do ta vazhdojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
