Është zhvilluar protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, pjesëmarrësit janë drejtuar drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Të lidhura
None found
Tubimi zhvillohet pas më shumë se katër muajsh qëndresë të pandërprerë. Organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Kjo protestë është pjesë e një serie tubimesh kundër qeverisë, ndërsa organizatorët shprehen se do ta vazhdojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
