Leon Avdullahu ka thënë se Kosova mund të kishte marrë më shumë nga përballja e së dielës mbrëma me Austrinë, e cila përfundoi në barazim 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të lidhura
None found
Mesfushori i Hoffenheimit u shpreh shkurt pas ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e Dardanëve ndaj Austrisë, kryesuese e grupit.
“Besoj se i humbëm dy pikë në këtë ndeshje. Por, sonte treguam se çfarë mund të bëjmë”, deklaroi Avdullahu.
Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 70-të, kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të Edon Zhegrovës. Megjithatë, pesë minuta para përfundimit të takimit, Christoph Lang realizoi për Austrinë dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet e dyta në Grupin B3 me pesë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Austria kryeson me tetë pikë.
