Java tjetër vendimtare për Barcelonën, Laporta do të vendosë për largimin e yjeve nga skuadra

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po planifikon që të bëjë ndryshime rrënjësore në klubin e Barcelonës.

Te Barcelona janë shfaqur shumë probleme, sikurse në anën financiare por edhe në skuadrën në përgjithësi.

Disa prej yjeve të klubit raportohet se po kërkojnë largimin dhe disa të tjerë do të largohen, kjo pasi Laporta po mendon që të bëjë ndryshime në klubin e tij.

Alfredo Martinez, gazetari i afërt me klubin, ka thënë se Laporta gjatë ditës së sotme ka biseduar për përfundimin e sezonit dhe humbjen e La Ligas.

Ai tutjte thotë se javën e ardhshme do të meren vendime të reja, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me punën e trajnerit, Ronald Koeman.

“Fokusimi do të jetë te lojtarët kryesorë të skuadrës. Do të shohim se sa larg do të shkojë kjo gjë”, shkruhet në statusin e Martinez.


Shtuar 18.05.2021 23:33