Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai e quajti sukses të jashtëzakonshëm bashkimin politik të shqiptarëve dhe shtimin e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë.
Sipas Kurtit, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë më shumë se 27 mijë vota, me dy mandate të parashikuara dhe mundësi që të sigurojë edhe një të tretë. Ai foli gjithashtu për humbjet e subjekteve të Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, raportoi “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Rezultati është i jashtëzakonshëm!
Të dhënat preliminare tregojnë se “Koalicioni Shqiptar” ka fituar 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pas rritjes prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, kjo shumë barazohet me 36.761 vota për llogaritjen e mandateve.
Parashikohen dy mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa gara për mandatin e tretë vazhdon!
Bashkimi politik shqiptar po sjell një përfaqësim më të fuqishëm në parlament.
Aleksandar Vuçiq ka pranuar publikisht se humbi zgjedhjet përballë Listës Studentore. Një humbje e madhe po pret edhe Ivica Daçiqin: sipas projeksioneve preliminare, lista e tij nuk e kalon pragun zgjedhor prej 3%.
Përgëzime për qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët mundësuan këtë bashkim!





