Tuchel tregon edhe njëherë forcën, mposht jo pa vështirësi Licester City-n (VIDEO)

Chelsea ka arritur të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Leicester City, duke fituar me rezultat 2-1.

Qendërmbrojtësi Rudiger në minutën e 47-të ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Më pas, Jorginho 66′ dyfishoi shifrat për skuadrën Londieze, pasi shënoi golin e dytë në këtë takim nga penalltia.

Mbrojtja e Chelsea ishte e ‘përgjumur’ dhe bëri një gabim trashanik me ç’rast Kelechi Iheanacho ka shënuar golin e epilogut përfundimtar në minutën e 76-të.

Me këtë rezultat, Premierliga merr një renditje të re tabelore, pasi Chelsea është në vendin e tretë, ndërsa Leiceter del në pozitën e katërt.

Chelsea do të udhëtojë në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit, për të luajtur ndaj Aston Villës, derisa ‘Dhelprat’ luajnë ndaj Tottenham.

Shtuar 18.05.2021 11:05