“Le të nisë argëtimi”, shkroi Mario Mitaj në Instagram, duke shënuar një moment të veçantë: debutimin e tij në elitën e futbollit italian si mbrojtës i Shqipërisë.
Genoa triumfoi 1-0 ndaj Venezias, me Mitajn në fushë që nga minuta e parë. 23-vjeçari nga Malësia e Madhe nuk e fshehu entuziazmin, ndërsa në postimin e tij iu drejtua edhe tifozëve.
Të lidhura
None found
“Faleminderit për mbështetjen maksimale që më dhatë”, ishte mesazhi i tij. Ky hap i ri mund t’i sjellë futbollistit të Kombëtares më shumë minuta në vazhdim nga trajneri i Genoas, Daniele De Rossi.





