Pas largimit të sulmuesit Antoine Griezmann nga Barcelona, tanimë është bërë e ditur se kush do ta mbajë numrin e tij.
Barcelona e ka konfirmuar sot se Ousmane Dembele do të jetë pasuesi i numrit 7 te klubi.
Sezonin e kaluar ky numër i përkiste sulmuesit, Antoine Griezmann, i cili këtë afat kalimtar veror të transferimeve u rikthye te ish-skuadra e tij, Atletico Madridi.
Dembele deri tani në fanellën e tij e ka mbajtur numrin 11 për Barcelonën. /albeu.com/