Irlanda mbetet pa dy lojtarë për sfidën e parë ndaj Kosovës

Kombëtarja irlandeze do të paraqitet pa Jamie McGrath dhe Harvey Vale në ndeshjen hapëse të grupit në Ligën e Kombeve kundër Kosovës, e cila do të zhvillohet të enjten mbrëma në Prishtinë, në orën 20:45.

Të dy mesfushorët, McGrath i Hibernianit dhe Vale i Queens Park Rangers, janë larguar nga grumbullimi pasi pësuan lëndime gjatë angazhimeve me klubet e tyre në fundjavë.

Të lidhura

None found

Për të plotësuar skuadrën, trajneri Heimir Hallgrimsson ka ftuar Killian Phillipsin e St. Mirrenit për katër ndeshjet e Irlandës në Ligën e Kombeve.

Phillips pritet t’i bashkohet ekipit në Dublin sot, përpara nisjes së grupit drejt Prishtinës, ku Irlanda do të përballet me Kosovën të enjten, më 24 shtator.

Pas takimit në Kosovë, Irlanda do të udhëtojë drejt Debrecenit të Hungarisë për ndeshjen me Izraelin. Më pas, irlandezët do të rikthehen në Dublin për të pritur Austrinë në stadiumin Aviva.

Programi i këtij afati do të përfundojë me duelin e dytë ndaj Izraelit, që do të luhet në Baçka Topola të Serbisë.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet