Nesër në mbrëmje do të luhet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide të jashtëzakonshme, tekniku i Interit, Simone Inzaghi ka folur për ndeshjen.
Çfarë ndeshje prisni?
“Ne e dimë se çfarë përfaqëson ndeshja, është derbi italian dhe një lojë që ndihet shumë nga tifozët dhe klubi. Ne e dimë që gjejmë një kundërshtar të fortë që ashtu si Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit. E dimë se çfarë vështirësish do të ketë, do të gjejmë një ekip në rikuperim dhe një stadium të mbushur plotë. Kam respekt për Juventusit, por nuk kemi frikë.”
Allegri tha se Interi ka ekipin më të fortë.
“Të gjithë kanë mendimin personal, Allegri e ka thënë që nga viti i kaluar, kështu që unë mendoj se janë mendimet e tij. Unë thashë të miat për Juventusin, ata kishin probleme, por ai ka dy formacione shumë të forta dhe përveç kësai ai po aktivizon lojtarët e rinj. Ai ka skuadrën më të kompletuar në Itali dhe të rinjtë që janë një burim i rëndësishëm.”
Sacchi kritikoi Interin që mbështetet shumë te kundërsulmet.
“Nuk do të përgjigjem. Unë u përgjigja për ndeshjen në Munich, nga e cila kisha indikacione të shkëlqyera, sepse kishte lojtarë të rinj që luanin kundër një ekipi shumë të fortë dhe lojtarë që nuk kishin luajtur për një kohë të gjatë që më dhanë përgjigje të shkëlqyera.”/ h.ll/albeu.com