Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi.
Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se Policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 08:47, më 1 nëntor 2026.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor.
Ky i fundit ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1999, dhe një foshnjë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.







