Ilir Daja humb lojtarin kyç, Ballkani mbush arkën me kapitenin e skuadrës

Merkato e dimrit sa vjen dhe do prodhojë të papritura, pikërisht në ditët e fundit të saj. Për këtë nuk përjashtohet dhe Ballkani. Kështu kapiteni Edvin Kuç do të jetë largimi i madh nga kampionët e Kosovës këtë janar.

Kështu raporton “Kanal10”, që tregon dhe se Baku do të përfitojë shërbimet e mesfushorit. 30-vjeçarit pritet të mbushë arkën e Ballkanit, pas transferimit te skuadra azerbajxhanase.

Ilir Daja duhet të bëjë kështu pa një lojtar kyç. Edvin Kuç është lojtar i suharekasve prej vitit 2019, duke qenë pjesë e sukseseve historike që janë arritur 2 sezonet e fundit. /newsport.al/


Shtuar 26.01.2024 16:01