I nominuar sërish për “Topin e Artë”, Modric: Ndihem i lumtur

Mesfushori kroat i Real Madridit ka folur pasi është përsëri për “Topin e Artë” duke e shfaqur hapur lumturinë për këtë fakt.

Kroati arriti që të fitonte një herë Topin e Artë para dy rivalëve të përbetuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Tani, Modric është i nominuar sërish dhe thotë se ndihet shumë i lumtur.

“Është bukur që jam i nominuar sërish. Është çmimi individual më i veçantë, nominimi është ndër dhe njohje”.

“Pasi fitova Topin e Artë, është vërtet bukur që jam i nominuar sërish. Është çmim për gjithçka që kam bërë tërë sezonin”, deklaroi ai.


Shtuar 10.10.2021 18:45