I grabitën shtëpinë, momenti kur Pochetino dhe Leonardo informojnë Di Marian gjatë ndeshjes (VIDEO)

Angel Di Maria është bërë protagonist i një ngjarje të keqe natën e mbrëmshme.

Gjatë 18 muajve të fundit, Sergio Rico, Thiago Silva, Eric Maxim Choupo Moting dhe të tjerët kanë qenë viktima të grabitjeve serioze në PSG.

Derisa po zhvillohej ndeshja ndërmjet PSG dhe Nantes, zyrtarët e klubit mësuan se shtëpia e Angel Di Marias ishte plaçkitur derisa familja e tij ishte aty.

Di Maria po zhvillonte paraqitje të mirë, kur në min (62′) shihet Drejtori sportiv, Leonardo duke i komunikuar lajmin trajnerit Maurizio Pocchetino, i cili më pas e nxjerri nga loja argjentinasin duke i shpjeguar ngjarjen.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, edhe Pocchetino nuk e konfirmoi këtë gjë. Edhe Di Maria nuk është deklaruar që nga nata e mbrëmshme./


Shtuar 15.03.2021 09:11

Tags: ,