Humbja e Romës në “Olimpico”, Mourinho: Komplimente Milanit

Milani ka dalë me 3 pikë nga “Olimpico” duke mposhtur Romën me rezultatin 1-2.

Pas ndeshjes, Mourinho i zemëruar nuk pranoi të flet për referimin, derisa i uroi fitoren Milanit.

“Komplimente për Milanin. Nuk dua të them asgjë tjetër, sepse pastaj nuk do jem në stol javën tjetër”.

“Jam i zemëruar për respektin që nuk iu tregua tifozëve të Romës. Nuk luajtëm mirë, por lamë gjithçka në fushë. Ne kemi respektin, të tjerët jo dhe kjo me zemëron. Kjo është e gjitha”, deklaroi ai.

Ndërkohë, për Mourinhon kjo ishte humbja e parë në shtëpi në Seria A, duke i dhënë fitoren për plotë 43 ndeshje i pamposhtur në kampionatin italian.


Shtuar 31.10.2021 23:10