Historia më e çuditshme e futbollit: Ekipi i Championship e kthen si në kalçeto! I jep lojtarin rivalit sa për një ndeshje, i njëjti futbollist shënon gol

Historia më e pazakontë e futbollit sa i përket niveleve të larta ka ardhur nga Anglia. Bëhet fjalë për ndeshjet miqësore që janë duke u zhvilluar në këto kohë para nisjes së sezonit të ri. Ekipi i “Championship”, Bristol City, po përballej kundër Portsmouth.

Për shkak të dëmtimeve të shumta dhe lojtarëve që kanë dalë jashtë fushës nga Portsmouth, Bristol City vendosi që t’i jepte kundërshtarëve një prej elementeve të saj që po qëndronte në stol.

Marlee François ka hequr fanellën e klubit të tij dhe ka luajtur për Portsmouth për 30 minutat e fundit. Në minutën e 101 ka ardhur edhe goli i François që shënoi në portën e Bristol City, për të krijuar skenën komike. Huazimi më i shkurtër në historinë e futbollit dhe histori që të ngjason me kalçeton, ndodhi në Angli. /Sport Ekspres/

Shtuar 21.07.2021 18:02