Hazard rikthehet te Chelsea?

Ndërkohë që në Madrid kanë filluar të mendojnë se si ta rikuperojnë Hazardin më të mirë, në orët e fundit belgu ka nisur që të ëndërrojë rikthimin në Londër. Ka ndërmjetës dhe agjentë të merkatos, që po përpiqen të shtrojnë rrugën për një rikthim të bujshëm të yllit belg në shtëpinë e tij ku shkëlqeu për 7 vite.

Është diçka shumë e vështirë që të ndodhë, sidomos për aspektin ekonomik. Edhe në aspektin sportiv ka një problematikë që lidhet me rolin që do të forcojë Çelsi.

Abramoviç po kërkon një sulmues qendror dhe Haland është më i kërkuari në merkato. Reali pagoi 100 milionë euro drejt Çelsit dhe i dha lojtarit 5 vite kontratë, e cila do të amortizohet çdo vit nga 20 milionë euro.

Kjo do të thotë se Hazard për momentin duhet të shitet të paktën 60 milionë euro. Reali do të ishte i kënaqur që të bënte një lëvizje të tillë, por blutë e Londrës nuk kanë ndërmend që të shpenzojnë kaq shumë për Hazardin, i cili dëmtohet shpesh dhe nuk ka pasur vazhdimësi.

Për më tepër, rroga e lojtarit është shumë e lartë dhe në Londër nuk kanë ndërmend që të bëjnë çmenduri. Tuhel ka në ekipin e tij shumë lojtarë krahu dhe të tërhequr si Maunt, Haverc, Pulisiç dhe Zieh. Eden ka raporte të mira me drejtuesit e Çelsit, por tani për tani gjithçka duket shumë e vështirë dhe thuajse e pamundur.


Shtuar 23.07.2021 16:51