Harry Kane thyen heshtjen, flet mbi të ardhmen e tij

Harry Kane është një nga lojtarët më të përmendur kohët e fundit dhe duket se ky do të jetë edicioni i fundit në Tottenham për të.

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për sulmuesin e Anglisë, e ‘dështimi’ nga ana tjetër i Spurs në Premierligë është një shkas tjetër që do të shtyjë largimin e tij nga klubi.

Në intervistën e tij të fundit, Kane ka biseduar rreth të ardhmen së tij.

“Unë mendoj se patjetër duhet të ketë një bisedë mes meje dhe kryetarit, është një moment ku duhet të reflektoj”, është shprehur 27 vjeçari.

Ai tutje ka thënë se mbanë shpresa për marrëdhënie të mira me klubin, ku pas 16 vitesh ai mund të largohet nga klubi. “Shpresoj të kemi një marrëdhënie mjaft të mirë. Pas 16 vjetësh, shpresoj se mund të bëjmë një bisedë të sinqertë ”.

“Nuk e di, dua të them se ai [Daniel Levy] mund të dëshirojë të më shesë. Ai mund të jetë duke menduar ‘Nëse unë mund të marr 100 milionë euro nga ty, atëherë pse jo?’ … a e dini se çfarë dua të them? Çmimi im nuk do të jetë i njëjtë pas dy apo tre vitesh”, ka thënë Kane për Gary Neville.

Tottenham mund të përfitojë nga shitja e Kane dhe kësisoj të përforcojë gjithë repartet e tjera. Njëri nga klubet më të interesuar është Manchester United./


Shtuar 20.05.2021 16:10