“Zemra ka rifilluar të rrahë”, pas largimit nga “Përputhen” Riniani gjen dashurinë (FOTO LAJM)

I ftuar sot në “Shqipëria live”, Riniani ka deklaruar se nuk është më beqar dhe zemra e tij ka filluar të rrahë sërish për dikë. Riniani tregoi se vajza nuk është ish-konkurrente e “Përputhen” dhe nuk i përket showbizit.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, tha Riniani, duke u shprehur se është shumë i lumtur.

Më tej Riniani tha se nuk është penduar për asgjë në emision dhe nëse do të kthente kohën sërish, nuk do të ndryshonte asgjë.

“Super eksperiencë. Nuk jam fare pishman për asgjë”. Edhe për sa i përket refuzimit, që i bëri Anës për të dalë bashkë, thotë: “Po të njëjtin veprim do të kisha bërë, kërkesa ndodhi shumë shpejt, kisha pak kohë që e njihja Anën”.


Shtuar 20.05.2021 16:14