Hakimi thuajse i larguar, Interi “piketon” Bellerin

Transferimi i Achraf Hakimit tek PSG është çështje ditësh.

Sipas raportimeve në media tashmë është arritur akord total mes Interit dhe PSG-së.

Me paratë e Hakimit, Interi do ta transferoj lojtarin e Arsenal, Hector Bellerin.

Zyrtarët e Interit tashmë kanë pasur kontakte me agjentin e mbrojtësit spanjoll.

Klubi “zi e kaltër” dëshiron ta huazoj Bellerinin me të drejt blerje në fund të sezonit tjetër.

Nëse Arsenal e pranon këtë, atëherë marrëveshja do të mbyllet shpejt.


Shtuar 27.06.2021 15:21