Haaland?! Ylli i ri i Man City bën histori me 6 gola në një ndeshje duke thyer rekord

Tifozët e Manchester City kanë shkëmbyer batuta në rrejtet sociale se përsë ekipi i tyre firmosi me Haaland kur sulmuesi i tyre i ardshëm, Julian Alvarez, shënoi 6 gola në një ndeshje për River Plate.

Sulmuesi argjentinas ra dakord për një marrëveshje në janar për të qenë një lojtar i Manchester City, por u la në huazim te klubi i tij aktual deri në verë.

Julian Alvarez ka fituar një reputacion si një shënues vdekjeprurës në Amerikën e Jugut, pasi shënoi 24 gola në sezonin e kaluar. 22-vjeçari ka gjetur rrjetën 14 herë në 17 ndeshje këtë sezon, dhe dje në mbrëmje ai realizoi 6 gola.

Alvarez shënoi tre gola në secilën pjesë për t’u bërë lojtari i parë në historinë e klubit të River Plate që shënon kaq shumë gola në një ndeshje të vetme. Ndërsa në Copa Libertadores është lojtari i dytë në histori që shënon 6 gola në një ndeshje të vetme që nga Juan Carlos Sanchez në vitin 1985.

Tifozët e City të emocionuar e të lumtur nga goleadori i tyre i ri, bënin në shaka në rrjete sociale duke komentuar “ Për çfarë e duam Haaland kur kemi Alvarez?”./ h.ll/albeu.com