Guy Stéphan merr drejtimin e Francës ndaj Norvegjisë në mungesë të Deschamps

Franca do të luajë ndaj Norvegjisë një takim vendimtar për vendin e parë në grup, por në pankinë kësaj radhe nuk do të jetë Didier Deschamps.

Tekniku i “Les Bleus” mungon pas një ngjarjeje të rëndë familjare, për shkak se ka humbur nënën. Ekipin në këtë ndeshje do ta udhëheqë ndihmësi i tij i kahershëm, Guy Stéphan.

Të lidhura

None found

Që nga viti 2012, Stéphan ka qenë krahu i djathtë i Deschamps te përfaqësuesja franceze dhe vlerësohet si një nga njerëzit kyç pas sukseseve të ekipit në prapaskenë.

Në moshën 69-vjeçare, ai sjell një eksperiencë të madhe në futbollin ndërkombëtar, me pjesëmarrje në dhjetë turne madhorë. Përpara angazhimit me Francën, ai ka drejtuar edhe Senegalin, si dhe ka punuar me klube të ndryshme në Francë.

Videoja virale në avion

Pas triumfit ndaj Irakut dhe gjatë fluturimit drejt Bostonit, në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi një video ku ai shfaqej në avion duke biseduar për aspektet taktike me Kylian Mbappé dhe Michael Olise.

Ai shihet rregullisht duke u marrë me analizën e lojës edhe jashtë situatave formale, çka tregon qartë peshën që ka në përgatitjen taktike të skuadrës.

Një karrierë larg vëmendjes dhe raporti me Deschamps

Stéphan konsiderohet një figurë e përmbajtur dhe diskrete, por me ndikim të madh në prapavijë. Ai merret me organizimin e seancave stërvitore dhe me studimin taktik të kundërshtarëve.

Edhe pse nuk ka profil të lartë publik, ai gëzon vlerësim të madh brenda grupit, si nga futbollistët, ashtu edhe nga pjesa tjetër e stafit.

Marrëdhënia profesionale mes tij dhe Deschamps është e hershme, duke nisur që te Marseille e më pas te kombëtarja e Francës. Së bashku, ata kanë kontribuar në disa nga arritjet më të rëndësishme të futbollit francez gjatë dekadës së fundit.

Kur Deschamps mungon, Stéphan është figura që mishëron vazhdimësinë dhe stabilitetin.

Një ndeshje e rëndësishme për Francën

Përballja me Norvegjinë do të përcaktojë kreun e grupit, teksa Franca synon të vijojë ecurinë e saj të fortë në Kupën e Botës.

Në këtë duel, vëmendja do të përqendrohet te Guy Stéphan, njeriu që zakonisht punon larg vëmendjes, por që kësaj here do të jetë në qendër të pankinës franceze.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet