Guri i bashkohet “kolonisë” shqiptare në Turqi, hidhet firma në kontratë

Sindrit Guri u tentua nga Vllaznia, Partizani dhe Tirana, por prioritet për të ishte të nënshkruante në një kampionat më të fortë.

Shkodranit i është plotësuar kërkesa dhe si lojtar i lirë, me përfundimin e kontratës me Shkëndijën e Tetovës, është transferuar në Turqi.

Guri ka nënshkruar me Istanbulspor, skuadër që ka në përbërje edhe katër shqiptarë të tjerë: Ethemin, Rrocën, Topallin dhe Abazajn.