Gosens: Është krenari të luash për Interin

Dje është zyrtarizuar lojtari më i ri i klubit zikaltër, Robin Gosens.

27-vjeçari është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek Inter. Ai ka folur për ‘Inter Tv’ si lojtari më i ri i Inter-it.

“Është një krenari e madhe sepse kam ardhur te një nga ekipet më të mira në Evropë, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi po pres të filloj. Dje në mbrëmje fola pak me Inzaghin në video-telefonatë dhe ai më tha se çfarë pret nga unë. Unë i tregova idetë e mia dhe ai ka një dëshirë të madhe për që të punojmë së bashku. Mezi pres të trajnohem nga ai dhe të jem në fushë me shokët e ekipit zikaltër.

Shpresoj të shënojë sa më shumë gola në San Siro dhe të asistoj për shokët pasi ta bësh këtë gjë në San Siro është një adrenalinë e madhe dhe një ndjesi e jashtëzakonshme”.

Më pas ai dha edhe një mesazh për tifozët zikaltër.

“Përshëndetje tifozë zikaltër, jam vërtet shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu midis jush. Mezi po pres të futem në fushë e t’ju shoh të gjithëve në San Siro dhe të jap maksimumin tim për Interin”, kështu është shprehur gjermani Gosens./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.01.2022 09:38