Përjetoi torturat komuniste, ndahet nga jeta Dom Gjergj Simoni (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni.

Simoni lindi në vitin 1933 në qytetin e Shkodrës dhe ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani.

Ai është autor i disa librave të ndryshëm me tematikë fetare dhe jo vetëm.

Gjatë diktaturës komuniste Simoni u burgos, pasi nisi beteja e regjimit të asokohe kundër fesë.

Në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit ai deklaroi me guxim asokohe se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit. Dom Gjergj Simoni është i fundit, i cili ka përjetuar torturat e komunizmit./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 09:35