Glen Daja para duelit me Elbasanin: Kemi pasur pothuajse një javë të plotë për përgatitje

Dinamo do të zbresë nesër në fushë përballë Elbasanit, në kuadër të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 18:30. Në kushtet kur Ilir Daja është i pezulluar, në konferencën para ndeshjes foli zv.trajneri i Dinamos, Glen Daja.

Të lidhura

None found

“Kjo është një ndeshje me shumë rëndësi, pasi përballemi me një rival direkt si Elbasani. Stadiumi ‘Elbasan Arena’ na ofron një terren shumë të mirë, të cilin e njohim tashmë, pasi aty kemi luajtur ndeshjet europiane dhe kemi arritur rezultate të suksesshme.

Shpresojmë të zhvillojmë një takim të bukur, të ngjashëm me paraqitjet tona në Europë. E dimë se na pret një përballje e fortë dhe me rivalitet të madh. Uroj që në stadium të ketë sa më shumë tifozë, në mënyrë që të krijohet një atmosferë pozitive dhe e përshtatshme për futboll. Mbështetja e tyre i ndihmon shumë lojtarët të japin maksimumin.

Pas një periudhe me kalendar të ngarkuar për shkak të angazhimeve europiane, këtë herë kemi pasur, si rrallëherë, thuajse një javë të plotë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.

Kemi punuar shumë mirë me ekipin dhe shpresoj që skuadra të paraqitet në nivelin e duhur, edhe pse grupi nuk është ende i plotë në masën 100%. Mund të ketë disa mungesa, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrim pranë momentit të ndeshjes”, u shpreh Daja.


Shtuar 5.09.2026 22:56

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis