Pas marshimit të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa prej rrugëve të kryeqytetit, protesta e 98-të e qëndresës popullore përfundoi sërish përpara Kryeministrisë.
Qytetarët u rikthyen pranë godinës së ekzekutivit, ku vijuan tubimin me thirrje dhe parulla të forta kundër qeverisë.
Të lidhura
None found
Të mbështetur nga megafonët dhe brohoritjet e përbashkëta, protestuesit përsëritën akuzat ndaj drejtuesve të pushtetit. Përgjatë bulevardit u dëgjuan thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!” dhe “Arresto Ballukun!”.
Protestuesit dhe aktivistët deklaruan se qeveria ka humbur legjitimitetin moral dhe politik, ndërsa kërkuan që zyrtarët e lartë të akuzuar për përfshirje në skandale korrupsioni të përballen me drejtësinë.
Protesta e radhës është njoftuar për 8 shtator, në orën 17:00. Aksioni opozitar dhe qytetar do të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën e rinisjes së punimeve parlamentare.
