Gerrard rrëmbën një tjetër mbrojtës

Aston Villa ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Calum Chambers teksa ka nënshkruar një marrëveshje për tre vite e gjysmë.

Chambers ishte produkt i akademisë së Southamptonit, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2014. Po ashtu, ai ka kaluar në huazime te skuadrat si Middlesbrough dhe Fulham.

Këtë sezon, mbrojtësi anglez ka arritur të bëjë pesë paraqitje për “Topçinjtë”. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 22:29