Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

Fatmir Limani, ish-kandidat i pavarur për Kërçovën, nga nesër do të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa, raporton Alsat.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi që kjo parti ka dërguar, duke ftuar mediat ta ndjekin konferencën e të parit të “Besës”, Bilall Kasami dhe të anëtarit të ri Fatmir Limani.

Në këtë konferencë do të zyrtarizohet edhe bashkimi i Limanit në Lëvizjen Besa.

Konferenca mbahet nesër me fillim nga ora 11:00 në selinë qendrore në Shkup.

Kujtojmë se Fatmir Limani ishte anëtar i BDI-së, dhe u shkëput nga kjo parti për një sër pakënaqësish. /Alsat.mk


Shtuar 27.01.2022 22:29