Në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte trajneri kosovar Gani Sejdiu. Ai rrëfeu për karrierën e tij në futboll, duke folur për periudhën si futbollist dhe arritjet e shumta në rolin e trajnerit. Ky episod u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Të lidhura
None found
Sejdiu theksoi se Austria përfaqëson një kundërshtar të një niveli tjetër dhe se përballja me të kërkon përgatitje të veçantë, pasi çdo ekip ka karakteristikat e veta.
Sipas tij, në përgatitjen e një ndeshjeje ndikojnë disa elemente, përfshirë faktin nëse skuadra luan në shtëpi apo si mysafire, mbështetjen e tifozëve, nivelin e kundërshtarit dhe mënyrën e tij të lojës. Ai shtoi se përzgjedhësi Foda i ka parasysh të gjithë këta faktorë.
“Në ndeshjen me Irlandën ekzistonte një lloj detyrimi për ta kërkuar fitoren. Në futboll nuk mund të thuhet thjesht se duhet të fitohet, por qasja dhe objektivi i asaj përballjeje ishin të qarta: duhej të fitonim.
Ndaj Austrisë nuk mund të hysh me të njëjtën qasje. Objektivi duhet të jetë që të mos e humbim ndeshjen. Duhet të përpiqemi ta fitojmë, por mbi të gjitha nuk duhet të humbim”, deklaroi Sejdiu.
Episodin e plotë me Gani Sejdiun mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
