Shqipëria përballet me Spanjën të shtunën dhe trajneri Edy Reja ka dilemat e tij në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.
E para lidhet me portën dhe është e përhershme. Strakosha apo Berisha, duhet pritur fillimi i ndeshjes për ta mësuar.
Për mbrojtjen italiani i ka idetë e qarta. Balliu e Hysaj do luajnë nga krahët, kurse në qendër treshja e Serie A, Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti janë bërë të paprekshëm.
Në mesfushë pritet të debutojë si titullar Kristjan Asllani, ndërkohë që edhe Bare e ka vendin thuajse të sigurt. Reja duhet të zgjedhë mes Laçit dhe Gjasulës për vendin tjetër.
Në sulm është momenti i Armando Brojës. Sulmuesi i Southampton mund të luajë krah Uzunit në repartin e avancuar. Beratasi është në balotazh me Manajn. / h.ll/albeu.com