Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca do të zhvillohet të premten në orën 11:00. Sipas saj, mungojnë votat për zgjedhjen e nënkryetarëve, pasi ende nuk është arritur marrëveshje për procedurën e votimit.
Të lidhura
None found
Vendimi për shtyrjen u mor edhe pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk pranoi ta tërhiqte deklaratën “në emër të popullit serb”.
Pas këtij zhvillimi, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi përmes një postimi në Facebook, ku vuri në pikëpyetje se kush po pengon funksionimin e institucioneve.
“Kush po i bllokon institucionet?
Sot besoj se e patë të gjithë”, shkroi ajo.
