Një incident shpërthimi është shënuar paraditen e sotme pranë hidrocentralit Ritom, në zonën e Piotta-s, në Zvicër.
Të lidhura
None found
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, duke vënë menjëherë në lëvizje autoritetet.
Të dhënat e para bëjnë me dije se disa persona mund të jenë lënduar. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht as numri i të prekurve dhe as gjendja e tyre shëndetësore.
Në zonën e impiantit po zhvillohet një ndërhyrje e gjerë emergjente. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në terren, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit nuk janë përcaktuar ende.
Operacioni vijon, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacione të tjera në orët në vazhdim.
