Formacionet zyrtare të Galatasaray-Marseille dhe L.Moscow-Lazio (FOTO LAJM)

Grupi E sot do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme për luftën në grupe ku gjithçka mbetet e hapur.

Turqit e Galatasaray do të presin në “ferrin” e tyre francezët e Marseille. Galatasaray ndodhet në vendin e parë në kuotën e 8 pikëve ndërsa francezët në vendin tretë me 4 pikë.

Nga ana tjetër luhet Locomotiva Moscow-Lazio. Rusët presin bashkë me të ftohtin e tyre italianët e Lazios. Kryeqytetasit italianë ndodhen në vendin e dytë me 5 pikë ndërsa rusët në vendin e fundit me 2 pikë. Grupi E është plotësisht i hapur për të katërta ekipet./h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare: