Fitoi Europa League me Villarreal, këto janë fjalët e Emery pas ndeshjes

Villarreal ka fituar pas penalltive ndeshjen finale ndaj Manchester United në Ligën e Evropës.

 

Pas ndeshjes, trajneri i “Nëndetëses së Verdhë”, Unai Emery, ka komentuar atë çfarë ndodhi.

“Unë nuk e besoj se sporti ka të bëjë me hakmarrje”, ka thënë Emery pas fitores ndaj “Djajve të Kuq”.

Ai thotë se mundohet ta shijojë çdo moment, qoftë në fitore apo në humbje. “Unë krijojë rrethana në atë mënyrë që të shijojë çdo moment, kudo që jam. edhe në Arsenal, kam mësuar shumë, kam takuar shumë njerëz”.

“Kur unë isha në Arsenal, ne nuk mund ta fitonim Ligën e Evropës, por unë kam mësuar shumë nga ajo gjë”, ka thënë tutje Emery.

Idea Ideja ime është të sjell me vete përvojat e mia, ndonjëherë arrij ta bëj, ndonjëherë jo, por kryesisht më pëlqen puna ime si trajner, më pëlqen të jem me ekipin tim, stafin tim”, përfundoi Emery.

Në takimin mes Villarreal dhe Manchester United u ekzekutuan 11 penallti nga secila skuadër.


Shtuar 27.05.2021 08:35