Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, ndërsa në aeroporti pritet të ketë ditët më të ngarkuara ndonjërherë.
CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka folur në lidhje me trafikun e vizitorëve nga Italia dhe Holanda për finalen.
“Trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozëve kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, gjithashtu dhe dy ekipet e futbollit Roma dhe Feyenoord do të vijnë sot.
Sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 nga tifozët dhe nesër do të vijnë 176 avionë me 36 avionë që do të jenë me tifozë.Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët por mund tju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet ezakonshme.Ne kemi bërë përgatitjet tona kemi vendosur orare dhe autobusët,mendoj që çdo gjë do shkoj mirë,shpresoj që do të jetë një ndeshje super e futbollit dhe tifozët do të largohen gjatë natës pas ndeshjes dhe trafiku ajror do të vazhdoj normalisht edhe në 26 Maj.Jam optimist se gjithçka do të shkoj mirë.
Data 25 mund të jetë dita më e ngarkuar në hisotrinë e TIA-s por këtë do e dimë vetëm pasi do të përfundojë gjithçka.
Aktualisht ne kemi nga 110 deri në 120 fluturime në ditë por mund të shkoj edhe më lart 160 fluturime në ditë, “ është shprehur Albensleben.
Drejtori aviacioni civil Maksim Et’hemaj:
“Ne jemi në fazën e implementimit,përgatitjet kanë nisur që në mars në bashkpunim me UEFA,POLICI ALBCONTROLL.sot aeroporti i tiranës i kërkohet të ofroj 2 herë e gjysëm kapacitet në kushte në normale mund të vendosi në stenda 17 avion nesër na kërkohet të kemi 42 avion,imagjinoni se cfarë ngarkese do ketë këkrojmë maksimumin. Presim operime normale për avionët e skeduluar. Kemi krijuar një ekip tjetër që do të merret vetëm me fluturimet carter kemi ngritur dy grupe policia që od merret me sigurinë dhe grupi tjetër vendosur në albcontroll me pritjen dhe transferimin e pasagjerëve”.