Ferland Mendy dërgohet në gjyq, pala paditëse kërkon gjashtë muaj burg

Ferland Mendy, mbrojtësi i Real Madridit, është urdhëruar nga një gjykatë në Alcobendas që të paraqitet në gjyq, pas një ngjarjeje të ndodhur në janar të vitit 2023, kur qentë e tij dyshohet se sulmuan një adoleshent dhe dy kafshë shtëpiake, sipas raportimit të Marca.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, katër qentë e futbollistit francez dolën nga vila e tij luksoze pasi porta e hyrjes ishte lënë hapur, çka solli një varg incidentesh në zonën ku banonte.

Në këtë episod, një nga qentë sulmoi rëndë një dachshund, i cili më pas u eutanazua për shkak të plagëve që kishte marrë.

Një 17-vjeçar që ndërhyri për të dhënë ndihmë u kafshua në këmbë, ndërsa një qen tjetër mori plagë të rënda në qafë dhe iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.

Autoritetet konstatuan po ashtu shkelje të rënda sa i përket mbajtjes së kafshëve, pasi qentë e Mendy nuk kishin mikroçipa identifikimi, nuk ishin të pajisur me sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë civile dhe nuk kishin bërë vaksinat kundër tërbimit.

Prokuroria ka kërkuar një gjobë prej 1.200 eurosh për lëndime të lehta, ndërsa avokati i viktimës po kërkon dënim me gjashtë muaj burg, me pretendimin se çështja përbën neglizhencë të rëndë nga ana e futbollistit francez.


Shtuar 30.06.2026 16:45

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet