Faull “horror” ndaj Vinicius Jr, sulmuesi brazilian i kthehet egër kundërshtarit (VIDEO)

Një faull tepër i rëndë i Gabriel Paulista ndaj Vinicius Jr i cili i kushtoi kartonin e kuq mbrojtësit të Valencias në ndeshjen e ligës kundër Real Madrid të enjten mbrëma.

Në minutën e 70-të, Paulista ishte protagonist i një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Vinicius Jr. Sulmuesi i Realit tentoi një driblim shpejtësie, por lojtari i Valencias e kuptoi që nuk kishte shanse të ndalte ndryshe dhe bëri një ndërhyrje të ashpër duke shkelmuar këmbët e Vini Jr me dashje.

Vinicius u hodh në ajër dhe në moment është çuar nga toka dhe i ka shkuar Gabriel Paulistës me një zemërim duke e shtyrë dhe duke debatuar. Gjyqtari i sfidës u afrua me një herë dhe i tregoi lojtarit të Valencias kartonin e kuq.


Shtuar 3.02.2023 12:13