Fabrizio Romano sqaron të ardhmen e Edon Zhegrovës: Transferimi te Al-Ittihadi nuk realizohet, kosovari mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova do të ketë një tjetër rast për të treguar vlerat e tij te Juventusi, pasi mundësia e transferimit te Al-Ittihadi është mbyllur përfundimisht.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj vere, sulmuesi i Kosovës ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të zërave që e lidhnin me largimin nga “Zonja e Vjetër”. Spekulimet u shtuan veçanërisht ditët e fundit, pasi Luciano Spalletti vendosi të mos e përfshinte në skuadër për Ligën e Evropës.

Si një nga destinacionet e mundshme për Zhegrovën ishte përmendur gjiganti arab Al-Ittihad, por as ky transferim nuk do të ndodhë, sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano.

Romano bëri të ditur se klubi saudit hoqi dorë nga përpjekjet për ta transferuar futbollistin kosovar, i cili renditej si alternativa e tretë në listën e tyre.

“Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Al Ittihadit. Afati kalimtar në Arabinë Saudite tashmë është mbyllur dhe Ittihad vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen për Zhegrovën. Ai ishte i treti në listën e tyre, por në fund zgjodhën kundër kësaj marrëveshje”, raportoi italiani.

Pas këtij zhvillimi, Zhegrova duhet të punojë për të siguruar besimin e Spallettit. Ai mori disa minuta edhe në derbin ndaj AC Milanit, ku u aktivizua në minutën e 89-të.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet