Euro 2024, moldavët bëhen gati për festë për ndeshjen me Shqipërinë, ofrojnë birra falas

Moldavia synon fitoren me Shqipërinë. Madje po përgatitet për festë.

Tifozët që blenë biletat për ndeshjen kualifikuese të EURO 2024 Moldavia – Shqipëri do të përfitojnë një bonus të këndshëm.

Këngëtari Satoshi do të performojë para ndeshjes, ndërsa do të ketë edhe disa tavolina ku do të shërbehet ushqim pranë stadiumin Zimbru. Përveç të mirave të ndryshme, do të ketë edhe izvar – pije ideale për motin e ftohtë të vjeshtës. Për më tepër, 1000 gota të birrës do t’i shpërndahen publikut falas.

Ndeshja ndërmjet ekipeve kombëtare të Moldavisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 17 nëntor. Hyrja në stadium do të jetë e hapur nga ora 17:00 ndërkohë që ndeshja do të nisë në orën 19:00 me një impiant futbollistik tërësisht të mbushur. Të gjitha biletat janë shitur që më 30 tetor.

 


Shtuar 15.11.2023 23:08