EURO 2020/ Uells – Danimarkë, nuk kishte dyshime, Dolberg shpallet lojtari i ndeshjes

Kasper Dolberg është shpallur lojtari i ndeshjes, Uellsi – Danimarka.

Dolberg shkëlqeu gjatë pothuajse gjithë takimit me paraqitjen e tij fantastike ku ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtësit e Uellsit.

Ai me dy golat e tij kundër Uellsit u shpall lojtari më i mirë nga UEFA.

Në fakt, Dolberg u bë lojtari i dytë pas Bendtner që shënon së paku dy gola pas nëntë vitesh në Kampionat Evropian tek Danimarka.

Sulmuesi danez u zëvendësua në min 69′ por pavarësish kësaj ai u shpall lojtari i ndeshjes.


Shtuar 26.06.2021 20:30