Christian Eriksen është nderuar nga të gjithë tifozët dhe Kombëtaret e Danimarkës dhe Belgjikës.
Po luhej minuta e 10 e takimit kur topi u largua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.
Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.
Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, Danimarka është në avantazh ndaj Belgjikës me golin e Poulsen.