“Të njëjtat zëvendësime çdo herë”, i tha Eden Hazard Lucas Vazquez-it gjatë ndeshjes kundër Betis. Zakonisht lojtarët mbulojnë gojën me duar në mënyrë që të jetë e pamundur të lexohen buzët, por këtë herë diçka nuk shkoi keq.
Duket se belgu është i mërzitur nga mungesa e rotacionit, ai patjetër dëshiron të marrë më shumë kohë për lojë. Fede Valverde, Dani Ceballos, Toni Kroos dhe Antonio Rudiger dolën në fushë në pjesën e dytë të lojës. Hazard mbeti në stol.
Eden Hazard ka luajtur vetëm 39 minuta këtë sezon. /albeu.com/