Enzo Maresca paralajmëron përforcime të reja te Man City: Mund të vijë një ose dy lojtarë

Enzo Maresca ka bërë të ditur se Manchester City pritet ta shfrytëzojë pjesën e mbetur të afatit kalimtar veror për të realizuar edhe një ose dy transferime.

Të lidhura

None found

Megjithatë, vëmendja e tij aktualisht është te përballja e së dielës ndaj Arsenalit në Community Shield, ndeshje ku takohen fituesi i kampionatit dhe ai i kupës.

“Sigurisht, ka gjëra që duhet të bëjmë. Sa, nuk e di. Mund të jetë një, mund të jenë dy. Varet edhe nëse lojtarët largohen”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Tani, në këtë moment, 48 orë para një finaleje – finalja ime e parë në këtë klub – do të përpiqem të fitoj trofeun e parë”.

Maresca kishte folur gjithashtu për mundësinë që Man City të dërgonte një ofertë për Enzo Fernandez.

“Fokusi im në këtë moment nuk është te lojtarët që mund të largohen ose te lojtarët që mund të vijnë, fokusi për mua personalisht është se si mund të përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen dhe të përpiqemi të fitojmë finalen”, përfundoi Maresca.

Ndërkohë, City ka kryer disa transferime gjatë kësaj vere. Mes tyre janë Elliot Anderson, i marrë nga Nottingham Forest për 135 milionë euro, si dhe Geronimo Rulli, i transferuar nga Marseille për 2 milionë euro.


Shtuar 15.08.2026 08:52

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomherkülbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom