Enis Bardhi tregon se kush e filloi gjithë përplasjen mes tifozëve të Trabzonsporit dhe lojtarëve të Fenerbahces

Enis Bardhi është deklaruar për skenat e shëmtuara që u shfaqën pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahces.

Lojtari shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut dhe luan për Trabzonin, ka thënë se lojtarët kundërshtarë kanë provokuar tifozët vendas, pasi fitores së tyre 3-2.

”Dua të flas për futbollin sepse ne jemi futbollistë, kjo është puna jonë”, ka thënë fillimisht Bardhi.

“Sigurisht që askush nuk duhet t’i bëjë këto provokime. Skena që ndodhi sot është një pamje që e kam parë për herë të parë në jetën time”.

“Nëse ju bëni atë festë në fund të ndeshjes, provokon njerëzit. Këto probleme mund të lindin”.

“Edhe para golit të tretë të kundërshtarit ton. Ka një faull shumë të qartë. Nuk e di pse nuk e anuloi arbitri, por ka një faull shumë të qartë”.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe e këtyre njerëzve”, vazhdoi Bardhi. /Telegrafi/


Shtuar 20.03.2024 16:59